Poetry is the Act of crystallizing the Fluid of Soul into Word---Poezia është akt i kristalizimit te fluidit shpirtëror në fjalë ©Fahredin Shehu
Friday, May 11, 2007
Poezite e botuara Boshnjakisht
Ponovo odlazak mi veli
Gromko ko orgulje
Drhtaj vena i kosti
Dok Ti dolazim u susret stidno krijem
Razbijenu igracku zivota
Zakopanu u ljudskoj tami
Al Ti znas boli moje
Suze u krv pretocene
Ko zgnjezeni grozdevi mrki
Avaj sta da kazu udovi rastegnuti
Izmedju istoka i zapada
Kad sever i jug duvaju po Tvome
Ti znade i sada tako
Prihvati dete nestasno
Bezazlenog do kraja istrosenog
Tela mucnog od strasti iscrpljenog
I znam moj greh po imenu
I po velicini boli
A zovu je ljubav snevnu jav
Tesko izreknutu grudvastu bol
BICEM KA OGLEDALU
I kad sretoh sebe
U ogledalu nemirne duse
Dan danas u slojevima
Zaborava ko crv
U gnojistu boravim
Svirka jednozvucna
Ives Clein-ova simfonija
Neoprestano
Probija se kroz pore
Nesvesnosti ameboidno
Kretanje jednojonskih jedinki
Kao da su sve budale sveta
Nasle utociste u domu jada
Dok neznam kuda idem
I dokle stigoh
Ali znam da sam jedva covek
LAGANJA
Dok su svi saputali
O bolima u njedrima svojim
Znajuci i ponekad krisom
Govorili jezikom tesnje
O cudima svakodnevnice
Lagali su serijski i obmanjivali
Prvo sebe pa nas nevinasca
Zaneti ljubavlju u traganju
Za iluzornim zivotom neznajuci
Neprimecujuci njegov fluidni tok
Bezglasni do kraja
I sva cudesa drugadok su
S njim tekli plovili poput
Smaragdne ribe na povrsini
A u ustima svojim nosile
Zrnevlja necije srece
Zapravop srece sledecih bednika
Koji su kaparu platili udovima
Duse svoje nevine te bozanske
Jedinke koje u sebi nose
Kosmicki teret
Al za koga?
SECANJE
Prelepo je ovde gledati
Kako zubori krv u venama
I dusa u kosmickoj mrezi tela
Strujom svetlosne brzine
Cini se ravna svetoj nuli
Do same nepokretnosti
Taj pogled vredi duse
Jer zlato je prejftino
Da bi zadovoljilo
Tu odkupninu
Prelepo je secati se trenutka
Kretanja svega osim jastva
Zamrznutog ko srce suncevo koje
Danas i tiho sapuce
Ko ona u nemoj noci
Nekako zeli da me zavrsi do kraja
RECI
OD SVEGA STO REKOH
SAMO MI LJUBAV VECNO
SVIRA MAGICNU LIRU
I DUVA U ROGU ISRAFILOVOM
DA ME NEPRESTANO BUDI
I DRZI NEMOG DO BOLI
DOK SLEDIM HARMONIJU
KOJU JEDVA U SKLADU I U NJOJ
SEBE ZAROBIH KO AMBER KRILA MUSICE
JOS ZELIM TO STAVIT NA
SVETLOSNOJ KRUNI A ONI JE NE VIDE
A TAKO ME BOLI TA SLEPOST
VELIKO JA
U svim centrima krije
Se njena lepota nevidjena
Jel to dusa ili sta
Nije to nego telo zenstveno
Muskog bica cvrstog
Rafiniranog svetloscu svetim
A i u svim periferijama miris
Njen pali ljubav ko miris
Bergamota, petigrana i nerolija
Kao da je naranca njeno ime
A u biti svojoj cuva gorcinu
Kao urma u svojoj kospici
Samo ja i samo ja do arogantnosti
To cujem to vidim to mirisem
To kusam to dodirujem to tocim
Ko most suncevni
I razbuktavam plamen u tami ljudskoj
A ti jos sumnjas u moju neljudskost
IZLAZAK
Knjigu prevazidjoh
Do coveka stignuh
Nenznajuci ranu i bol
Kojeg mi nanosi
I samar vreli o obrazu nezno,
Ko ciglom o glavi i mlaz krvi
Da bih video boju zastrasujucu
I zapamtio coveka
Dok andjeli jaduju
Progutanim pitanjem
A zasto izlazak taj
Radoznali odkupluje se krvlju
POKAJNIK SE STIDNO VRACA U DOM SVOJ
Bilina je meni tajne iznedrila
Dojila ko majka cedo svoje
Zivina me hranila mlekom mascu i mesom
Nadajuci se uzalud da od mene
Naprave ljudsku stenu
I reke su mene ribom hranile
I skoljkama biserjem i solju more
I medom I tamjanom i maslinom I alojom planine
Da mi u venama bucno krv zubori
I venom i cvetnim polenom grozdja vinograde
Ne cekajuci moju zahvalnost
Jer su gledali coveka i navikli
Al se ja vratih od suza
Mokrih obraza i vrat i nedra
Gorcinom da bi raspoznao
Sladost prirode majke
Moji darovaoci nisu slepi
Vide sagnutom glavom
Coveka pokajnika koji trazi
Drugi oblik tela od straha
Da ne zastrasi dok se njima vraca
Ko pijanac u kuci svojoj
MESECINA
Sve mi se nocas cini
Inertna svetlost u telu lepi
Da bi sutra videli radoznali
Prefinjene oziljke meseca
U svojoj punini dok uziva
I taj uzitak na tela nasa naga
Prenosi lahko u paperju
Dok se kotrljamo razigrano
Ali nezno ali nesvesno
Nekako opijeni u carima
Mesecine
MI I ONI
Oni namerno bljuju slobodu
Da bi nas zgrozili
Hvala nebesima mi nismo
Putnici takvi koji se gade
Vonja podpazuha I noznih
Gljivica medjuprstova
Mi putujemo drugom stazom
Sledimo ozonski miris cesnjaka
Na makadamu smaragdnom
Nakadjenim mirisima ambera
Mosusa sandala i drugih mirodjija
Sledimo tragove andjeoskih
Koraka i njihovih pecata
I u nedrima nosimo talismane
Ljubavnih ostataka balsamiranim
Poljupcima nebeskih stvorenja
Ne da bi se razlikovali
Nego zato sto volimo
POEMS-English
Fahredin Shehu
Prishtinë/Kosovë
The last seal
Who can say that miracle with the words of the world to pass?
Who can sing that glory with the eternal notes of paradise?
Who can paint that sparkling beauty above all features?
Who can compare that shine among all creatures?
And the clouds that made cooling shade
And the priest who kissed that seal
And the camels led by thy trade
And the moon split by HIS deal
Have myriads of hearts to have built their nests
Have myriads of souls to have found their rests
With thy deeds that nourish our creeds
With thy name that heals our greed
CRYSTAL TEARS
…And my crystal tears melted
In a cosmic liquor transformed
To drunk the lover in love
A honeycomb
I’m not here
To say the pride of forgotten past
Nor I’m here to sing miraculously
Suras and Sutras of the Holy Scriptures
I’m not here to watch fallen mulberry fruits
In river swimming as a dried leafs
Nor I’m here to pray endlessly
As a sages to repent for
Sinful mundane ignorant
I’m here to kiss the sky in its forehead
And between two eyes where
The star has to spark its beauty
I’m here to perfume your soul
And dry in the sunny-golden pollen
I’m here too, to feed your lungs
With the air of the lost world
Eternally washed in the rivers of soul
I’m the soil of your secret sowed
As a wheat seeds in the fall
Waiting spring to green the fields
And to golden summer with poppies decorated
And fireflies during short nights
Dancing erotic games
Waiting fall to feed the holy stomach
Of enfant terrible
Perpetually called ME
The sarcophagus of your secret
I’m lost …you, concentrated
In a formula dissolved
To respond on their enigmas.
A TIME
Oh…time of light
The sprinkled mystery by
The whiteness of the clouds
Then I follow the stream
After awakening and bliss
Now
Loom of wishes woven mysteries
Silk of pleasure passion of life
Time of maturity a mulberry fruit
I’m in the crossroad again
TEARDROP OF A GOLDEN FIG
I’m the flower sweetest among flowers
Protected by snakes on a Plexus Solaris
As a treasure of wisdom dormant
That opens from within
When the sun says its quatrain
In the midday pondering existence
Warms my heart full of tiny pearls
For necklace of SOPHIA eternal
I melt my sugar as a teardrop
To cure the wounds of past suffers
Leaking on your body between two breast
To sleep in the hole of the navel
For another thousand years
VINE ARBOUR
With the wings stretched eagle
With the hairs of the sleeping beauty
With the body as a serpent deep under the ground
A manifestation of Kundalini
Nurturing the soul and his shade
With the eyes of the beauty
Pressed in the cosmic press
With the spirits of angels
Drunks the lover in love
With me unite with me unite
With me unite with me tonight
BORA
...And then I was blessed
By a kiss of an angel
When I kissed her salty teardrop
That awoke the infant shake in my hearts cradle
With a lost lament
For the eternal past
Again I was blessed
By her breathe warmness
Which open the gate of my paradise
That opened with a silent shriek
As a melody burying ancient memoirs
As a same melody resurrect spirit's thirst
That wants to be overwhelmed by that hug
Of a holly angel.
Wednesday, May 02, 2007
Publicistikë
Shkrimtari i lidhur me traditën ezoterike të orientit, Fahredin Shehu,
Alfred Beka
alfred.beka@gazetaexpress.com
Prishtinë, 13 prill — Arti i kaligrafisë dhe poezia mistike shpirtërore janë pak të kultivuara në Kosovë, për të mos thënë aspak. Përpos Fahredin Shehut, me këto arte nuk merret kush tjetër. Kjo e bën të veçantë Fahredinin, i cili pohon të jetë rritur në traditën sufi, andaj edhe është një adhurues i flaktë i misticizmave, jo vetëm të religjioneve abrahamike, siç janë judaizmi, krishterimi dhe islamizmi, të cilat ai i quan religjione perëndimore - për nga aspekti I filozofisë së religjioneve - por edhe i zen budizmit, kaabalës, alkimisë, yogës, etj.
Derisa fliste për Express, Fahredin Shehu tregonte se me shkrime ka filluar të merrej që në vitin 1990, ndonëse frytet e para i pa në vitin 1996, me librin “Nun”, i cili, siç theksoi ai, ishte libri mbase më i papranuar i asaj kohe. “Në atë kohë ishim në turbulence politike dhe njerëzit shumë pak kishin shqisa për të ndijuar apo perceptuar një poezi transcendentale, një poezi mistike, një poezi që i përket psikologjisë personale, nëse flasim me fjalor shkencor”, shpjegonte Shehu. Frymëzimin për poezinë e tij Shehu e gjen tek Perëndia dhe tek vetvetja, sepse çdo njëri, sipas tij, ka diçka që mund ta thotë, por edhe mjeshtërinë për ta artikuluar atë. “Është një thënie hebraike, që thotë se sa më shumë që e shtrydh ullirin aq më shumë vaj nxjerr nga ai. Në situatat më të vështira shpirtërore njeriu është në gjendje të krijojë gjithçka”, shprehej ai. Rrjedhimisht, ai thotë se frymëzimi vjen vetëm prej Perëndisë dhe vetëm prej angazhimit të një krijuesi, i cili dëshiron ta artikulojë atë. Ndërkaq për kaligrafinë, Shehu pohon se mundohet që poezinë ta kristalizojë në formë të pikturës. Poezia për të duket shumë fluide, diçka shumë virtuale. Kjo është dëshmuar në Kajro, në vitin 2004 kur ai e ka pasur ekspozitën me kaligrafi, të punuar edhe në papirus, pra një medium shumë interesant, që një evropian të prezantohej në Kajro. Kaligrafia te poezia e tij ka vetëm rolin funksional, sepse ai nuk zbukuron shkronja vetëm sa për ta plotësuar një zbrazëtirë, por poezi e lindur aty për aty bëhet kaligrafi, bëhet pikturë d.m.th. është njëfarë procesi alkimik, i cili nga fazat fluide e kristalizon një ide, një koncept, një frymëzim dhe del në trajtë të pikturës. Përpos kësaj, karakteristikë tjetër e poezisë së tij është se Shehu nuk shkruan poezi patriotike, e as erotike. “Nëse shkruaj poezi erotike atëherë ajo është lirikë shpirtërore, d.m.th. dashuria ndaj Perëndisë, dashuria ndaj qenies njerëzore, dashuria ndaj gjithë asaj që na rrethon, që është ekzistuese dhe manifestohet qoftë në planetin tonë, qoftë në kozmos”, thotë Shehu, autor i librit “Nektarina”. Në organizim të Qendrës për promovimin e dialogut mes kulturave lindore dhe perëndimore, ‘OXOR’, të enjten mbrëma u organizua një mbrëmje poetike me poezi të Fahredinit. Ai tregon se Qendra është themeluar në janar dhe qëllimi i saj është shndërrimi I Kosovës në një vendtakim të njerëzve nga lindja dhe perëndimi, me qëllim të krijimit të një dialogu, marrë parasysh ndeshjen e civilizimeve që po ndodh, e që për Shehun është më tepër ndeshje kulturash dhe mosnjohje reciproke e kulturës lindore dhe perëndimore. Meqenëse Kosova edhe gjeografikisht ndodhet diku midis lindjes dhe perëndimit, dhe meqë edhe për nga aspekti shpirtëror jemi midis lindjes dhe perëndimit, Shehu e ka parë të arsyeshme që pikërisht në Kosovë, përmes kësaj Qendre, të sjellë njerëz të profileve të ndryshme, të kulturës, të artit. Krejt kjo me qëllim që gjatë komunikimit të krijohet një dialog dhe një paqe në botë. “Ne kemi kontakte me shumë njerëz jashtë Kosovës, dhe pikërisht do t’i sjellim ata njerëz në Kosovë po me këtë qëllim”, tha Shehu. Midis njerëzve të famshëm që synohet të sillen në Kosovë janë Dalai Lama dhe Nelson Mandela. Ndër shkrimtarët që kanë ndikuar më së shumti të ai janë Xhelaludin Rumi dhe poetët persian, pastaj Khalil Gibran, një poet i krishterë arab i Libanit, por edhe poetët anglez, William Blake dhe John Milton. Me një fjalë, Shehu thotë se te ai kanë ndikuar të gjithë ata që i takojnë poezisë lirike shpirtërore. Në rrethet letrare kosovare thotë se nuk është i pranuar si duhet. Nuk është anëtar I Lidhjes së Shkrimtarëve e as i Pen Qendrës. Edhe atëherë kur e ftojnë në ndonjë manifestim, thotë se nuk shkon, sepse njerëzit, sipas tij, thjesht tronditen me një poezi, e cila është krejt ndryshe nga ato që jemi mësuar t’i lexojmë, t’i dëgjojmë apo t’I përjetojmë. Për këtë arsye ai është më i pranishëm dhe i përkthyer jashtë Kosovës. Shkrimet e tij janë përkthyer në disa gjuhë të botës. “Në suedisht janë përkthyer disa poezi, romani ‘Nektarina’ është duke u përkthyer në Beograd dhe Izrael, ndërsa ‘Elemental 99’ po përkthehet në Sarajevë. Besoj që kjo nevojë e njerëzve për të lexuar diçka shpirtërore, diçka shumë refleksive, po shfaqet përmes këtij interesimi jashtë Kosovës”, shprehet Shehu. Shija për poezinë mistike është shumë intime dhe njerëzit sa here që e lexojnë e përjetojnë ndryshe, pohon Shehu, derisa tregon se aktualisht punon në një projekt me një amerikan, duke e përgatitur librin “Clash of Civilisations”, i cili flet për luftën e tretë botërore dhe profecitë e familjes serbe Tarabic, të shekullit nëntëmbëdhjetë. “Libri është në frymën e realizmit magjik, flitet për profecitë e familjes Tarabic, e cila e parashikonte rënien e Serbisë, ndarjen e Kosovës, zbulimin e telefonit dhe zbulime tjera, ndonëse përmendej edhe Lufta e Tretë Botërore dhe Lufta e Madhe – e cila do të ndodhë pas Luftës së Tretë Botërore, diku rreth vitit 2045”, shpjegon Shehu. Mirëpo, në kontekstin e asaj çfarë ka ndodhur dhe çfarë pritet të ndodhë, ai mendon se ne tashmë jemi dëshmitarë, andaj edhe beson se ky libër do të jetë shumë i suksesshëm, sepse për të është duke u konsultuar në pesë universitete në Amerikë. Shehu është edhe anëtar I Shoqatës Ezoterike të Universitetit Iowa. Kjo organizatë merret kryesisht me publikimin e materialeve dhe me hulumtimin e misticizmit, kështu që kjo është ajo që e lidh Shehun me të, ngase aty studiohet shpirtënia - qoftë ajo lindore apo ajo perëndimore.
Thursday, April 12, 2007
Makadami i Smagradtë
Prill 2007
Krejt shpirtënia e sotme shqiptare ka burimin në shpirtëninë semite në kunitesencën e sajë, qoftë ai Krishterimi apo Islami në trajta të ndryshme të manifestimit të tyre edhe pse këto religjione filozofët e religjioneve i sistematizojnë në Religjionet Perendimore të cilit grup i bashkangjitet edhe Judaizmi që e përbëjnë trininë sa të përbashkët aq edhe të llojllojshme të feve të Abrahamit, kurse në ato Lindore kategorizohen fetë e Lindjes së Largët. Se sa vështirë është sot të flitet për religjionet jemi dëshmitarë së pari nga këndvështrimi shkencor (filozofik) pastaj edhe nga këndvështrimi kulturor e qytetërues.
Sa luftëra kanë ndodhur dhe po ndodhin në emër të religjionit (Zotit) aq më shumë bindemi se sa pak ka evoluar vetëdija njerëzore dhe ky Homo Sapiens (Njeriu me vetëdije) i cili e racionalizon fshehurazi hyjnoren dhe e banalizon deri në ekstrem për qëllime egoiste, na argumenton krejt falsitetin e besimit.
Nëse drita si e dijmë ka natyrë dualistike valë-grimcë, njeriu poashtu ka natyrë dualistike Trup-Shpirt dhe ky binom jeton në simbiozë në entitetin human kolektivisht i evoluar vetëm në RATIO, por individualisht i involuar në Divinen më të pastër në raste shumë sporadike.
Përtej iluzionit fetar del psikologjia si argument shkencor dhe substituim për fenë dhe estetika si materializim i hyjnores dhe manifestimit të prekshëm të angazhimit kosmik.
Sërish duhet ta përsërisë se njeriu ky i njohur mbetet fëmijë i cili gjithmonë dëshiron të luaj qoftë haptazi e qoftë fshurazi dhe këtë e bënë duke e ndërruar apo sofistikuar lodrën për ta ushqyer apo plotësuar një diçka që i mungon në mënyrë permanente, nga sisa në cucëll, nga cuclla në birrë e venë, nga lodra e thyer e fshehur mbas shpine në lodrën e fshehur thellën në ndërdije (paragjykimet, iluzionet, presionet) e deri tek e Vetëdijshmja, e Pavetëdijshmja kolektive, deri te iluminacioni si pushim total i semi-realitetit pushim total i racios që hap një portal të ri të kalimit të së përtejshmes që unë e emërtoj si PRAGU I YLBERTË, Aldoux Huxley e quajti Dera e perceptimit, Malldoni e quan Projekcion Astral etj.
Prandaj çdoherë përdoret analogjia për ta rrëfyer një perceptim hyjnor dhe vërtet na mungon vokabulari tokësor për çështje qiellore.
Çdo traditë fetare Brenda vetës ka zhvilluar ta përdor terminologjinë shkencore, shkollën apo shkollat e ndryshme të psikologjisë personale që më lehtë i identifikojmë si shkolla mistike apo vetëm Misiticizëm si concept par excellance i shpirtënisë.
Dhe shumë lehtë mund ta bëjmë dallimin mes besimit dhe religjionit ( fesë) sepse njeriu e artikulon fenë dhe shumë vështirë e ndrron por besimin e fsheh si paren apo siu mëkatin dhe/ose e humb ose e shton, prandaj më shumë më flitet për besimin sesa për religjionin i cili pothuaj çdoherë mbetet në suaza kulturore dhe qytetëruese dhe krijon divizione kurse shpirtënia me elementet e saja të etikës së rafinuar, dashurisë, simpatisë, sinergjisë dhe unitetit.
Në historinë njerëzore nuk ka raste të konfliktete mistike por ka konflikte fetare por ka konflikte fetare që janë aq të përgjakshme sa s’bën…ja shëmbëlla
Mojsiu dhe Khidri, Jezusi dhe Gjon Babtisti, Buddha dhe Mahawiri, Sokrati dhe Platoni, Muhamedi dhe Uveis el-Karani, Hallaxhi dhe Bistami, dikur…dhe sot Osho dhe Gurdijeffi, Dalai Lama dhe Pir Zoya Inayat Khani, Madam Blawatsky dhe Khoot Hoomi Meher Baba dhe Hazrat Babajan, Rene Guenon dhe Sayyed Hussein Nasr etj. Edhe pse sipërfaqësisht i takojnë traditave të ndryshme fetare, shpirtërisht janë të unifikuar.
Problemi qëndron që njeriu tani kolektivisht është i udhëhequr nga refleksi i kushtëzuar, respektivisht nga Psikologjia e Pavllovit, nga e vetëdijshmja kolektive e Frojdit e hajde hajde deri te e pavetëdijshmja kolektive e Jungut gjë që është shumë larg nga Nirvana dhe përtej saj Samadhi apo Fana, prandaj Makadami i Smagradtë mbetet rruga në të cilën rrallë shkohet edhe pse në të gjithë jemi udhëtarë.
Një kërkues perendimor dëgjon se në Lindje jeton një mësues i madh shpirtëror dhe shkon ta vizitoj atë dhe u trishtua kur e pa një plak të vetmuar duke lexuar në jë dhomë të pa mobiluar.
Çfarë mësuesi je ti kur s’ke asnjë mobilie në shtëpi – I tha kërkuesi
Po ku i ke ti mobiliet e tua- i tha plaku. Kërkuesi mendoi se plaku ka luajtur mendësh dhe iu përgjigj
Unë jam udhëtar dhe nuk mbaj mobiliet me veti
Po edhe unë jam udhëtar, mos vallë jam diçka tjetër?
Sa më inteligjent është njeriu aq më shumë përdor barcoleta sepse ka nevojë për lojë, ajo është lodra e tij, kurse udhëtari në Makadamin e Smagradtë është i brengosur se si të arrijë në Luginën e Paqës dhe nëpërmjet zemrës arrin në lartësitë më të mëdha qiellore
Ekzistojnë një million pengesa për t’u nisur por vetëm një mënyrë është që të nisesh dhe ajo mënyrë quhet Vendosmëria.
Religjioni është për njerëzit të cilët i frikohen ferrit
Shpirtënia është për ata të cilët veç ishin atje
Është kjo thënie e një anonimi e cila e konfirmon secilin rresht në këtë kompozicion dhe një tjetër nga Otto Weininger i cili thotë:
Frika nga e panjohura është frika nga e pavetëdijshmja sepse njeriu është i lirë konform asaj me çka është i vetëdijshëm.
Pra njeriu as vdekjes nuk do t’i frikohej kur do të dinte diçka krejtësisht sigurt rreth sajë.
Pikërisht në këtë nivel në vetëdijen e njeriut krijohet distance nga e cila lind hapsira për moskuptim e deri tek konflikti.
Krejt kjo ndeshje kulturore e cila duket si ndeshje mes relligjioneve nuk është gjë tjetër pos mosnjohjes reciproke të sistemit të vlerave në relacion Lindje-Perendim dhe asnjëherë në relacion Veri-Jug.
Tuesday, April 03, 2007
INTIFADA KULTURORE
Paramendoni gratë të cilat i kanë burrat në gyrbet dhe mallin e fëmijëve për prindin mashkull, paramendoni jetimin i cili mendon se i është kthyer babai dhe me vrap të sulet në prehër, paramendoni Penolopën kosovare e cila sapo thurr tymnin e shkatërron atë dhe mbetet besinke e iluzionit të saj, paramendoni diçka që ndodh për nime e nuk e shohim apo jemi aq indiferent si Jezusi ndaj vdekjes e që i thonë indiferencë e shenjtë. Edhe kjo ndodh. Edhe kjo na ndodh dhe duket se do të vazhdoj kështu.
Ndërmjet mjerimit dhe argëtimit në të, ndërmjet mjerimit dhe lumturisë, ndërmjet urrejtjes dhe dashurisë, ndërmjet mallit dhe Të Madhit, pushon dhe puson pika meditative e cila neutralizon çdo provokim dhe mungesa e provokimit pjell monotoninë, se kush ka mend ka edhe humor si kompenzim, si shpërblim i pavetëdijshëm, si ilaq kundër lodhjes së trurit. Paramendoni sa aksidente ka në paraqitjen mjegullës. Mjegulla ka shumë aksidente këtu, shumë libra janë shkruar nga dikush tjetër dhe shumë janë nënshkruar nga dikush tjetër, shumë këngë janë komponuar nga dikush tjetër, dhe janë kënduar nga dikush tjëtër, shumë piktura janë pikturuar nga dikush tjetër dhe nga po këta janë nënshkruar dhe çka? Asgjë e re nën këtë qiell, bojkot i ndodhisë si kishte thënë Baudrillard. Problemi është se misteri është këtu dhe fshehtësia është e fshehur në dritë por ne ende si duket nuk e kemi zbuluar. Se vetë krijimtaria është mister ashtu si vazhon të thotë Berdjajevi
Krijimtaria është - mister. Misteri i krijimtarisë është misteri i lirisë. Misteri i lirisë është i pakufishjëm dhe i paartikulueshëm.
Nikolai Berdjajev
Prej krijimtarisë e deri te paaftësia për ta thënë atë, për ta artikuluar atë është rrugë e gjatë dhe në këtë rrugë ka shumë labirinthe të cilat po na hutojnë dhe në këtë rrugë nuk niset pa udhërrëfyes. Pak janë ata të cilët e kanë guximin me u nis vëtë në rrugë sepse frikohen nga vdekja kurse vdekja nuk është gjë tjetër pos diçkas së panjohur dhe çdogjë e panjohur krijon frikë, lind tërheqjen dhe dorëheqjen, lind shukatjen dhe frikën se mos po gabojmë, dhe zgjimi i vërtetë ndodh kur kalohet në anën e rebelimit, si lulja kur rebelohet nga kursi i degës dhe aty e shfaq bukurinë e vet, si aroma kur avullohet nga lulja, si populli kur rebelohet nga padrejtësia e pushtetarëve dhe ky popull është fitimtar, ndërsa ai popull i cili toleron hajninë e pushtetarëve dhe ashpër e ndëshkon hajnin e pazarit ai popull është i ndëshkuar me humbje.
Dhe shikoni rininë të cilën po e shkelni si barin e njomë vetëm se ju jeni shkelur si fletët e qepës mbi dhe, për ta formuar dhe zgjeruar kokën nën dhe, e prodhuar heterozide të cilat tani na I fërgojnë sytë, dhe shikojeni rinin e cila po thotë diçka pa e mendu sepse atë po e bën, dhe shikojeni rininë të cilës në veshë i pëshpëritet cilin hap ta ndërmarr, dhe shikojeni rinin e cila është mllefosur dhe nuk lexon apollogjitë e viteve tetëdhjeta por është në safari të identitetit të ri, dhe shikojeni rininë e cila po heq dorë nga ju sepse ja u keni sosur lirinë, misterin e paartikuluar, shikojeni potencën e tyre e cila hallakatet nëpër botë me e gjetë vetën në pusin e trashiguar. Kush nuk është pshurr në gjumë, pshuret tani dhe jo vetëm posht por i pshurrë edhe sytë, eh sa gjynah…
Reqeta për Mollotov kulturor.
1. Një shishe njeri
2. Shpirti si lëndë djegëse,
3. Vepra si fitil
4. Pasioni si shkrepsë
5. Liria si hedhje e lirë
6. Intifada kultutore si qëllim
7. Dhe
8. Boom
9. E pastaj shohim çka ndodh
A ekziston mafia kulturore në Kosovë?
Ekziston potenciali i kibernuar i njerëzve të cilët janë në krye të kulturës, ekzistojnë sharlatanët të cilët paguajnë shuma të majme për t’u nënshkruar me nje libër që nuk e kanë shkruar vet dhe një i ri në Kosovë mund të thotë se… me sendin e huaj nuk mundesh me hy dhondër dhe Lidhja e shkrimtarëve ju e dini sa janë…? nuk bën asgjë për ditën ndërkpomëbtare të librit, dhe PEN Qendra e Kosovës e cila nuk bën asgjë për librin, dhe Ministria e kulturës që i ka ra pishmanit se e ka bo jë projekt për librin, dhe botuesi i cili të thotë: botuar librin???!!! Fshehe mos po të rreh dikush… dhe intelektualët që garojnë se kush ma shumë pinë çaj të rusit me ose pa limon …dhe të tjerët që prësin një herë në muaj me ardh plaku me plis të bardh dhe me musteqe të përhimta prej Rahovecit me bidona me i sjell raki që ata që e pijnë i thonë; të rrushit, e ajo asht e hardhisë… dhe Ministria e Arsimit e cila nuk bën asgjë për librin dhe e lë në mëshirën e botuesit i cili një libër të gjuhës angleze e shet 7 €, vëtem se nxënësi duhet pa tjetër me e ble se mësuesi i anglishtës e përze nga ora… dhe botuesi i cili nuk i shet librat në librari po në tezgë të Grandi…dhe ekspozitat e të rinjëve që nuk i sheh askush, as vetë të rinjët dhe ekspozitat e pikturave të pleqëve që nuk dijnë a janë piktor a janë poet… dhe deputet që janë hutuar se janë poet e në shtepi i shërojnë plagët e vjetra…dhe gazetat që botojnë kulturë dhe me to bëjn fishek për gështenja shitësit që i pjekin gështenjat në rrugë, dhe Televizionet që shesin kulturë duke marr emisione të huaja dhe duke mos e cekur burimin…dhe bllogët e webfaqet që shkëmbejnë mes veti shkrimet e njerëzve që nuk kanë pas mundësi me u afirmu n’zaman t’Titës dhe tani janë mbrojtës të kauzës kombëtare…dhe më në fund nuk ka Mafi kulturore…natyrisht jo. Kush nuk ka qajtë deri tani, mundet me qajt dhe me e fitu titullin e budallës…deri sa ta kthejnë …a mos e pate Kosovën çikë të tezës që po të dhimbet?
Saturday, March 31, 2007
Sunday, March 25, 2007
Nga Libri KUN-Bëhu
Si Sirati Qyprinë me frikë mos të bi në vorbull
Dashet kurban më shpëtuan me shpirtërat
E tyre më bartnin ma flatra engjëllore
Me tinguj magjepsës aromë ambre më shoqëruan
Më sollën tek njerëzit të zbuloj të zitë djallëzore
Shoqërimi me ta kishte shije xhehenemi dhe kundërmonte
Të ligat e thurura tapiseri shumëbojëshe dhe e brishtë
Me lotë i shpërlava plagët e tyre të padukshme
Pa dhembje o të verbuar ishin o me flamë kundërmimin
fare nuk e ndjenin qelbësirë nga sjellja djallëzore
e desha t'i shëroj duke ravguar si jetim
i cili kot kërkonte një skut të ngrohtë shumë kot
pastaj këndova lutjen e Isaut o Zot
mëshiroji se nuk dinë se cka bëjnë ndihmoji Zot
me shije të idhët dola lotët kapërdiva si pika cianidi
zemrën helmova desha një tjetër huva ta marr
ajo ndahej dysh si qielli në natën e bekuar
shqyhej pamëshirëshëm nga dëshprimi pelin i idhët
kokën ktheva në anën tjetër tek engjejtë më shoqëronin
në shpinë duke mbajtur samarin e kujtesës së pamëshirëshme
kapërceva njeriun tek shpirti mysafirë i largët
më gostiti me pakuptim të gjendjes dhe vizione hyjnore
më dha të kuptoj vetëm veten arritje e madh ishte kjo
kur desha dashurinë ta kuptoj më shikoi thellë në sy
pa rrugëtimin gjarpëror të jetës me disa luftëra
me dashuri dhe përjetime ëndërrore për vdektarin e rëndomtë
nga kjo më ra të fikur si një puhizë fryn në zgavrat e hundës
aromë akacie ndjeva spermën ma thithte kjo dëshmi
dhe nuk më la se nuk më la dashurinë ta kuptoj
prandaj i dehur jam me dashuri mendja më turbullohet
vetëm me këngën e frymës pikturon hartën e hijes së madhe.
Loti më ra nga malli i dashurisë
Jo vetëm kur me sulmuan frikë kishin
Si qenë të tërbuar shpirtin ma shkartuan
Por nga dhembshuria për shpirtërat e lënduar
Që soseshin me vuajtje sikur trupi i huaj
Mendonin se shpirti im lëndohej si këmba
Nga guraleci shëtitës në këpucë
Shpirti im soset me kënaqësitë e lojs sime
Kur i këndoj suksesit strofën e zemrës
Si nuse me velo të kurorëzohet princeshë e javës
Pastaj me mall kujton tingullin e lotit
Të rënë nga shkëmbi në telat e ajrit harpë
Këngën engjëllore duke përcjellur si maestro
E t'i deh myshqet kur lirojnë frymën e fundit
Ndoshta do ta gjej vendin ta qetësoj këtë engjëll
Që rrënkon si jetim në skutin e huaj
Me lotë lag fytyrën e vet dhe petkun e babait surogat
Nga gëzimi t'i ngroh eshtrat e akullta
Me cipën e zjarrtë të zemrës që përkdhel
Ballin puth një yll të lind në mes të shndërris
Kujtesat e tmerrshme t'i djeg e shkrumb t'i bej
Dua ta kepus perin e marimangës e ta shoh si bie
Fshehtësinë ta zbuloj mikun ta takoj
T'ia kulloj vajin tek kullon si lëng shege
Në buz te çarë ta shëroj zellshëm si melhem
T'ia dëftoj plagën e shpirtit tek kullon si lavë
Djeg gjelbërimin e hareshëm të valleve tona
Por nuk mundet sepse do të këndojmë dhe dojmë si të çmendur
U derdh kupëza si shegë e pjekur
Rubinet feksin rrezen e agut
Për asgjë tjetër vend nuk ka më
Pos farës së diellit
Të mbij si kalli shumëbojësh
Përhape kundërmimin parajsor
O parfum i dashurisë hyjnore
Tek pikon me bulë të yndyrëshme
Nga fortësia lëkurat përcëllon
Dhe mbetesh si kujtesë e puthjes së parë
U derdha si kupëza e rubintë
Gjak nuk ka më për betejat e kota
Veç aromë shpirti këndshem erëmon
E trupi bojdiset me ngjyrat e ylberit
Si engjëll merr rrugën e shtegëtimit
Pastaj bëhet atë që mendja dot s'e kupton
Dëgjo çka të thotë Fahredini
Lutjen në çdo frymëmarrje e frymëqitje
Dëgjo ushtimën e zemrës tek çahet
Si vulkani lavën valë liron
Junus Emre më mësoi
Mendimet e errëta dhe brengat t'i flaki
Se mashkullit dashuria i duhet
Tek atëhere mund dervish të bëhet
Fahredini më mësoi
Ta flak veten këmishë gjarpëri
Sundus jeshil parajsor do të veshë
Tek atëherë engjëll mund të bëhesh
Dhe atë që mendja dot s'e kupton
E dashuri i thonë
Dashuri i thonë...
Prinderve te mi
Ju kërkonit mjek
Plaget t'ju shëroj si shaman
Me barëra e më yshtura prore
Unë u bëra njeri teurg më thonë
E jo diestar bazaresh që fryen në ujë
Unë shëroj sëmundje engjëllore
Këtë sëmundje tuajen që e trashëgoj
Asaj sëmundje dashuri i thonë
Dhe jo vetëm për njëri por edhe
Për engjëll bimë shtazë mineral
O për çdo krijesë të Allahut
Të dukshme dhe të padukshme
Betohem çdoherë me emrin e Tij më të madh
Elhamdulillah
Pjeshkat
Shtëllunga pembe në maje të kodrës
Nga largësia ma çon aromën hedije
Gjaku më sillet rrëmbyeshëm
Pranverë është si zgjimi në mëngjes me erekcion
Lëkura më rrënqethet e me bëhet
Si myshqet jeshile në pullaz me rrasa
Pështyma nga dëshira si jargë kërmilli
Më bëhet sërish me të njetën shije
Pas më shumë muajsh atje frutet
U poqen si gjinjtë e virgjër të gatshme
Ta ledhatojnë faqen time pushe
Nxehtë është djersa më përvlon
Desha të haj e flas përnjëherë
Kafshova farën gur nuk ishte
E gjuajta pas shpine derisa
Frutin e hëngra gjak e bëra
Kumbullat
Kumbullat çelën
Me frymë u mbusha sërish
Këtë aromë veç ajo e ka
Çdogjë tjetër e huaj le të të duket
Sëbashku do të presim
Petalet të bijnë natën që erret
Mbi pullaz si fjolla të duket
Këtë bukuri veç ajo e ka
Netët kaluan
Bulat jeshile frute të tharta
Me libër me të tek rrinim
Çdogjë tjetër e huaj na dukej
Këtë kënaqsi vetëm këtu e gjetëm
Kalimtarët etjen e shuajn të habitur
Nuk na penguan të mos i shohim
Çdogjë tjetër dukej aftimë
Fshehtësia
Bulë shiu fëmijë flake
Shëron buzën time të çarë
Nga malli i saj gjak kullon
Si torkulli diellor verën kosmike
Deh shpirtërat e molisur
Si pelegrin sakral
Në vapë kërkojnë lumturinë
Shuajn etjen për Perendinë
Bule shiu ruan fshehtësinë
Në dritë të fshehur si dëshirë e përgjumur
Gjarpëri kulaç tek zgjohet
Në degë fiku të mbështjellur si qafore
Dëshmon suksesin zgjohet si kundalini
Derisa unë alivanosem nga lodhja
Sjell mullarin grurin e artë bluaj
T'i ngop lukthet e uritura të epshit të tyre.
Habia
Nervat vallën hedhin
Tinkturë valeriane
Dhëmbët buzët i kafshojnë
Tetor, 1995
Rahovec
Kënga e vjetër e zemrës sime
Ti ec si vale e qetë
Dhe çdo çast sjell diç të re
A erdhe sot ta zbulosh dhuntinë e ditës
Pasi u zhduk Venera në qiellin e errët
Që si plak i urtë viziton tempullin e vjetër
Dhe çdo ditë atje zbulon tmerrin e vet
Si zog shtegëtar
Mendon se këtu do të humbesh
Por era trupin ta zbuloi
Që di koha në qelbësire ta shndërroj
Pastaj si pluhur ta bart në pakufi
Nëse vjen ta kërkosh veten
Ose të më shfaqesh si vegim drangoi
Këtu dielli nxeh
Njëjte si në tokë
Eja se të pres
9 gusht 1995 Rahovec
Friday, February 23, 2007
NJERIU NDËRMJET...
Qëndrimi në këmbë “Qiyyam”, pozita e malit (Ta Dasana) në Yoga, dhe “Kthimi në mal të Tai Chi Chuan-it”, janë themeli i çdo qëndrimi. Ky qëndrim i vë në funkcion shputat, këmbët dhe kurrizin. Dobitë e trupit janë të shumëta, mendja vehet në kontroll gjatë relaksimit në këtë pozitë, shikimi përforcohet duke u fokusuar në dysheme, muskujt e epërm dhe të poshtëm të shpinës çlirohen. Qendrat e epërme dhe të ulëta të trurit unifikohen, duke i shërbyer të njëjtit qëllim. Me këmbë në tokë dhe kokën kah qielli, kjo tregon për rëndësinë sakrale të njeriut, ndërsa vija vertikale është esencë e çdo religjioni.
Qëndrimi “Ruku”, i njohur si lakimi i shpinës (shih. pozitën e dytë, që korrespondon me germën arabe “Dal” - D). Me një lakim të këtillë, pasi të gjitha nervat janë ta kanalizuara nëpërmjet kurrizit, nëse ky është i shëndoshë, atëherë i tërë trupi dhe shpirti është i shëndoshë.
Edhe “ayurveda” edhe hadithet e Muhamedit rekomandojnë nanën. “Tulasi” (mentha e thënë në sanskritisht), ndihmon në frymëzim, pastrimin e mendjes dhe arritjen e koncentrimit në meditim; ndërsa në Qur’an (55:12) përmendet “Reyhan” si bimë e xhenetit dhe fjala “Reyhan” rrënjën e ka nga “Ruh” domethënë “shpirt”.
Wednesday, January 10, 2007
Daut Demaku-komenti per romanin NEKTARINA
NËSE DI TË GËZOHET
SOT LE TË GËZOHET LËTËRSIA SHQIPE
Unë do të flas pak për romanin NEKTARINA të Fahredin Shehut
Por, më falni, në fillim dua t'i them dy-tri fjalë për autorin.
E di se shumica e madhe do të ma shohin për të madhe dhe do të të thonë është tepër, nuk ka qenë dashtë të flitet kështu.
Pse?
Sepse unë mendoj se Rahoveci mund të shndërrohet në qendër kulturore të Kosovës pikërisht duke iu falënderuar Fahredin Shehut.
Në ambientin tonë, në mentalitetin tonë, në vlerën e gjykimeve e vlerësimeve tona, gjithnjë në bazë të paradigmave të vjetra rroli i individit është nënçmuar, rroli i individit është nënvlerësuar, rroli i individit është shkrirë në vlerën mashtruese të quajtur popull.
Populli asnjëherë nuk ka bërë asgjë. Populli e han shtetin.
Individi është ai që e çon botën përpara. Individi i fuqishëm është forca motorike që e vë në lëvizje mekanizmin amorf të quajtur popull.
Amerika është prodhuese e dëshmive për këto konstatime. Në Amerikë nuk ka firma me emrin Përparimi, Ardhmëria, Progres e pollavra të tjera komuniste. Atje firmat e mbajnë emrin e individit si Ford, Douglas, Johnson etj., sepse individi është bartës i kthesave dhe krijues i mrekullive që masa amorfe ( e quajtur popull) i kopjon, i riprodhon dhe i shfrytëzon rezultatet e individit.
Cilat zbulime i bëri populi e cilat individi? Populli asnjë, individi të gjitha.
Rahoveci, prandaj, është në rrugë të mirë të bëhet qendër kulturore e Kosovës, gjithnjë në krahë të fuqisë krijuese të Fahredin Shehut.
Por, këtë mundësi, si shumë qendra të tjera të Kosovës, edhe Rahoveci zor se do ta dijë ta shfrytëzojë.
E tash do të flasë për romanin.
Ç'është Nektarina?
Është embrioni, është poleni i jetës. Është aroma e të gjitha luleve që mbushin botën me erën e mirë, por vetëm në pranverë. Kursë në Nektarinë është një aromë tjetër, është një vijë e aromës së përhershme, është një pranverë e përhershme, që gjendet Brenda në njeriun. Dhe, kjo aromë nuk pret një stinë që të shpërthej, nuk pret një luleqë të lulëzoj, nuk pret një erë që të bart aromën e saj- jo…Në Nektarinë kjo pranverë është e përhershme, deri në amshim, në këtë pranverë të përhershme janë të gjitha lulet e botës, në të gjitha këto lule të botës janë të shkrira të gjitha erëmirat e luleve dhe të gjitha këto sëbashku përbëjnë Nektarin e jetës- Nektarinën e hyjnores në NJERIUN.
Autori-personazh është një diçka e jashtëzakonshme që nuk jemi mësuar ta takojmë në letërsinë tonë.
Këtu autori-personazh nuk ka vetulla të thinjura e shpatulla të gjera, nuk ka sypushkë e hap krenar. Jo. Këtu, në Nektarinë, autori-personazh është edhe brendësia edhe jashtësia, është edhe shkruesi i germave të vrazhda, por edhe nobelisti i nesërm, që ecë rrugëve të brendëshme e të jashtme, që është edhe personazh i tokës edhe i qiellit, apo më saktë: pikë bashkimi tokë e qiell, për të cilin nuk ka kurrëfarë vështirësie të ngritet në qiell, në nobel, sepse qiell është vet, nobeli është vetë, letërsia është vetë.
Lexuesi do të takoj shumë opika hutimi. Do të hutohet në gjininë e personazhit, i cili gjithnjë përcaktohet me të dy gjinitë i/e: edhe i atij edhe i asaj.
Ai/ajo është edhe mashkull, edhe femër, apo më saktë as mashkull, as femër. Dhe, për mrekullinë e lexuesit, ky personazh me të dy gjinitë ndërthuret edhe ne skena dashuriie. Athua, a ëhtë dashuria kështu?
Kurreshtja ime prej lexuesi është nisur më shumë me vëmendje nga kjo pikë. Është ditur se të gjitha besimet fetare e kanë shpall seksualitetin akt të turpshëm dhe të ndytë. Mbi këtë fakt, që është kodifikuar në nënvetëdijen e njerëzve në tërë botën, akti seksual është bërë bazë e jerë traumatike e njerëzimit.
…dhe kush është shpall akt i turpshëm? Seksualiteti, që faktikisht e seksualiteti- a do të ishim këtu? Jeta ia jep jetës energjiinë më të madhe, energjinë e parë- për vazhdimin e jetës. E marrëzia njerëzore, aktin hyjnor të vazhdimit të jetës- e shpall akt të turpshëm.
Qush duket në Nektarinë seksualiteti?
Duket I shkrirë, duket i tejkaluar, duke i bashkuar: të dy gjinitë në një, të dy polet në një, të dy rrugët në një. Pse? Sepse vetëm mbi tejkalimin, pra atë tejkalimin e domosdoshëm të vijës horizontale-mbi tejkalimin e egos, mbi tejkalimin e paradigmave të përditshmërisë së vdekshme e të frikshme- ndërtohet rruga tjetër, vertikalja që çon në dritë, në përndritje- në urën e madhe e të gjatë- në hyjnoren e përjetësisë, të dritës e të qetësisë – në vijën e amshimit.
Nuk jam I sigurt se Kosova do të dijë ta lexoj këtë roman. Të paktën jo edhe nja 100 vjet.
Por jam i sigurt se Kosova sot, përmes emrit të Fahredin Shehut po shkruan për shekullin e ardhshëm dhe, poashtu, jam plotësisht i sigurt se ky emër i lindur dhe i rritur në Rahovec do t'i shërbej botës artistike të shekullit të ardhshëm si pikë referimi.
Kjo është mrekullia që na ka bashkuar sot, që ta konstatojmë sot dhe ta festojmë sot lindjen e yllit më të bukur në qiellin artistik të Evropës.
Dhe në vend të përfundimit: e di, shumica prej jush do të mendojnë e do të thonë: kjo është tepër, nuk ka qenë dashtë të flitet kështu. Por unë e di një fakt tjetër: e vërteta është më e madhe se na të gjithë së bashku, prandaj ai që pretendon të jetë njeri, ka për detyrë, pikërisht sikur unë sonte, ta thotë të vërtetën, pavarsisht nga xhelozia, dilemat dhe mendimet konfuze që mund të krijohen në kokat tuaja.
Jo Fahredin Shehut, por kulturës shqiptare poi a uroj botimin e këtij romani. Sepse jam thellësisht I binidur se ky roman dhe ky autor I bën nder kombit dhe njerëzimit.
Wednesday, September 13, 2006
Librat e botuara
Fahredin Shehu
Bota, kjo që i themi, nuk është edhe aq e mbrapshtë sa dioptria jonë e shtrembëruar në të gjitha përspektivat dhe retrospektivat e saj. Bota, kjo nuk është edhe aq e mrekullueshme sa e ndjen mikrokimia e kënaqësisë...
Por eja të mendojme sëbashku për ditën kur ishim larg dhe për ditën që do të jemi larg. Atëherë ishim të hutuar me hutinë, pastaj do të jemi të hutuar me çudinë...
Harrohet një bukuri e parë
Me sytë e të gjithë vetave
Të relaksuara
Për të satën herë shikoj
Tulipanin e hapur pa aromë
Por zemra si e trëndafilit i sh'ndritë
Vazhdimi më thotë
Të jetohet duhet sërish
Në vapën përcëlluese
Mes hijesh, njerëzish
Që valëviten si flamuj
Me emra zotërash të dekoruar
Që paganisht mbajnë botën në jetë
Shtegëtarët përshëndesin mrekullueshëm
Presin diellin t’iu djeg mëkatet
Të përjetshmit ngrisin kulla
Në labirintin e të cilëve eshtrat lenë
Pastaj humbet gjurmë njeriu
Vetëm mbeturina fosfori e blozi
Riciklojnë të kaluarën
Në kujtesën e vazhdimit
Të pasur me mbarime
Kënga e dashurisë në gjuhën e kuptueshme
Shoh se do të ndërprej së shkruari, si këndimi i pëllumbit. Gjërat duhet të konkretizohen. Kështu kërkon mileti (mos u hidhëro popull), është ky huazim sa për ta zgjuar plogështinë e leximit. Vetëm gjuajta e gurit në moçal. Për rrathët e ujit nuk do të flas se ato tani janë bërë stereotip. As nuk do flas për palimpsestët sepse edhe ai është bërë palimpsest.
Në ndërkohë kupto se po vazhdoj ta shkruaj librin e madh. Të flas për enciklopedinë e slajdeve, të cilat si flatrat fërfërisin në atmosferën vizuele ndërsa i gjuan farët në truallin tënd, mbarë e mbrapsht ktheje stereotipin, antistereotipin, tani argjilën dhe vetë modeloje. Shtrydhe rrushin verën ta pish, shtrydhe pjeshkën Nektarina që i ngjan vetëm vetës. Kush mund ta mohojë lëvozhgën e velurtë, ai është i vdekur për këtë botë. I mallkuar qoftë ai i cili nuk shijon nektarin e Nektarinës.
Nuk di a jam përpjekur të shkruaj një libër shqip. Me doli kjo... si një komponim që duhet të zhvillohet. Analiza është emër i kimisë. Sublimimi është emër i Alkimisë. Vërtet' duhet të punoj. Ju nuk vini nga Marsi dhe për këtë duhet ta përgatis një fjalor Oxford Shqip–Shqip. Për ata të cilët dëshirojnë të pinë nektarin e Nektarinës. Dhe në botën e tyre të sillen si të duan sepse vetëm atyre u takon, vetëm po ta kuptonin. Bota, kjo që i themi, nuk është edhe aq e mbrapshtë sa dioptria jonë e shtrembëruar në të gjitha përspektivat dhe retrospektivat e saj. Bota, kjo nuk është edhe aq e mrekullueshme sa e ndjen mikrokimia e kënaqësisë.
Fitova një përvojë të re të komunikimit. Dëshpërimi të kurorëzon si kalorës mesjetar. Por eja të mendojmë sëbashku për ditën kur ishim larg dhe për ditën që do të jemi larg. Atëherë ishim të hutuar me hutinë, pastaj do të jemi të hutuar me çudinë dhe të gjithë do të jemi TË GJITHË, të gjithë do të jemi ne, sikur ishim. Po ishim pikat, atomet, molekulat e Nektarinës. Mos u dëshpëro se do të ta përgatis një fjalor Oxford Shqip-Nektarinë dhe Nektarinë-Shqip. Vetëm të kesh durim. Sa i përket pikës kjo më duket shumë e madhe. Më patën thënë se njësia e materies është Atomi, njësia e energjisë Joni, ndërsa njësia e qenies së vetëdijes Ego-ja. Në ty është radha. Plotëso këtë zbrazëtirë. Mbushe këtë kupë me nektar të Nektarinës
Fillo ngadal
Qetë, qeeetë, qeeeeeeeeeeeeeeeeeeeetë
Taaaaashshshshshshsh
------------- ---------- ------------ -----------
Fahredin Shehu
Nuk njoh tjetër që në këtë mënyrë kaq të vrazhdë përcjell
duke ndëshkuar për çdo hap që do e që s'do të ec para e
prapa.
A ka armik më të madh? Sikur nuk ekziston askush tjetër
që është objekt vërejtjeje me dioptri të qindfishuar. Vetëm
unë sillem në qarkun e këtillë, që përpiqem të dal jashtë dhe
teksa ky më liron tjetra më okupon. Deri kur do të jetoj në
botën e shtrembëruar?
A ka armik më të madh?
Pse e gjithë kjo vëmendje kundër meje? Vetëm sa shikoj
një relief gjinjsh të stërbukur përplot ardhmëri, dikush më
kritikon (jo trumbeton) nga brendia, që ligjet këtë nuk e lejojnë.
A ka armik më të madh?
Tiran i odave skëterrore. Ai që mban çelësat dhe i ruanpragjet e pafundta si stomaqe vullkanesh (SA PËR TË TADHËNË PAMJEN MË REALE), Ai që kujdeset për zurkaja
klithjesh të të gjorëve.
Nuk di a ka armik më të madh? Aq i kthyer kundër vetes.
Po nuk guxoj bre ta vë kokërdhokun nga qoshi në tjetrin,
më mëshojnë me kamxhik, më sjellin si fruljetë.
Dhe luaj vallen e shtrembësisë së madhe të Ibzenit e sillem
si fruljetë.
Tymen
Sinjalet i vinin nëpërmjet fijeve erotike si vibrimet ëndërrore
që vrushkullojnë në bebëzat e lodhura.
Trupi që dukej se po ecte, tirkiz i lëmuar me ëndje të
madhe dhe frymë të shenjtë e fryer kaherë si puhizë, shfaqej
në tejdukshmëri si vizion verbues i të sotmes së tashpërtashme.
Pranuesi ishte, zgjuarsia që pëlciste nga shkëlqimi dhe
alivanosej nga tretja duke dëshmuar momentin, të vetmin që
është në gjendje edhe Zotin ta harrojë.
Dhe ja shikoi më në fund, në fillim figurën lëvizëse të
zhveshur si skrrajë tek zvarritej në dyshemenë e shtruar nga
puplat dhe mëndafshi. Pastaj, po afrohej dhe i dukej se parashutistë
është e do të thehet në shkëlqimin e tirkizit. Aq ftohtë.
Më në fund ra duke depërtuar në glazurën organike si të
tëhuajsuar nga kohërat. Aq thellë: Depërtoi.Sa.Që.Po.
Thuaj.Se.U.Bashkuan.Si.Oksigjeni.Me.Hidrogjenin. “Kështu
fliste profesori i kimisë”. Kaloi nga këtu në AH-un e fundit
të yllit të vetmuar dhe shikonte me dioptri të mjegulluar si
atje poshtë enden fijet erotike që ai me yllin të ngazëllehet
për herë të fundit.
Kenobiti
Të gjithë që ishin këtu, ama të gjithë disi kërkonin të
njëjtën gjë. Edhe unë, por diçka ma prente barkun. Ishte një
dhembje radioaktive e si askush nuk gjeti mëshirë, askush
nuk gjeti mëshirë ta kthej kokën tek shtrydhesha, tek më delte
shkuma e të gjitha ngjyrave.
Ditët kalonin, aq shumë largohesha sa që nuk kuptoja
dot, si më lan. Kot përpiqesha të bashkohem me lutjen e tyre,
por ata më dëbonin duke kërkuar e duke më mosvërejtur.
Fillova të dal nga çdo formë e lëngët. Pushova të jem pikë
e tyre e shenjtë që bekonte çdogjë që shkëlqente.
Vetëm disa hapa më tej, në yllin tjetër, shihej fytyra ime
e pahutuar siç shikohet shpina e diellit në fytyrën e hënës.
Ata shikonin qiellin tim të sterrorur dhe vet paraqitja
ime, sytë i verbonte, qiellin e ndriçonte, pezmin vullkan e
eruptonte dhe më lan të vuaj!?
E unë buzëqeshem me lezet.
Një këngë në mes të fjalëve
E tejkalova librin
erdha tek njeriu
S'ka dyshim se është i çuditshëm ai që e këndoi këtë
këngë. Ai bile as e quante veten poet, as këngëtar. Kishte
çdoherë komente të kundërta për vetveten, në krahasim me
atë çka më dukej mua, por edhe të shumtëve që janë si unë.
“Si mundet njeriu ta tejkaloj librin” - thoshte i hutuari
duke ecur krahpërkrah me ikonën e botës së civilizuar që habitej
vetëm kur gënjeshtra e gjuhës së tij pajtohej me të vërtetën
e zemrës dhe mendjes së tij dhe çka, ai ishte duke lexuar
“The Dune” të Frank Herbertit dhe thellë në vete mendonte
se, bakllava, si e spjegon Herberti, na qenka një lloj i
posaçëm i ëmbëlsirës që e hanë banorët e distriktit kosmik të
quajtur ARAKIS.
Unë, sot, pas shumë kohësh, i tregoj se vërtet, ai poet
paska tejkaluar librin dhe erdhi tek njeriu, tek njeriu që kuptohet.
Jo nga ai që ka dalur, por tek ai që po derdhet për të
jetuar në lumturi e të kënaqet me pjeshka leshatuke nektari i
të cilëve të gjarpërohet mes gishtrinjëve dhe arrijnë deri tek
bërryli duke mos i ndalur as qimet e derdhura në mes të rrugës
ku kalonte me elegancë.
Njeriu dhe fëmija
Forma drastike e vazhdimit të tregimit
Një nga momentet e vështira të takimeve është kur të
sillen njerëzit. Dhe ishte një njeri që vetëquhej. E nuk kishte
gjë që nuk përkdhelte. Çdo lloj të dijes, çdo lloj të dashurisë.
Fëmija ishte në dukje vetëm njeri i rëndomtë, i pakonsiderueshëm
për bisedë. Dhe krejt çka bënte ishte mençuria e tij.
Dhe fliste me njeriun si ylli me gurin e lëmuar. Çdo gjë dukej
se është kot së koti. Më në fund një tepsi bakllavë prapa. Dhe
fëmija fliste për gjëra të larta. E si mund të flasë ylli ndryshe.
Ndërsa njeriu humbte çdo gjurmë të këtij tregimi, si arusha
gjurmët e mjaltit.
Po ku po shkon o i mallkuar, bleta është, jam, janë - nuk
të lëmë të qetë, ta dish.
Unë ta vazhdova këtë tregim. Lojtar i fëlliqur është njeriu,
lojtar i papërshtatshëm. Ai thente qetësinë në mënyrën
vetanake. Por, ne, i nuhasim miziviritë e tilla. Pizivengut
nuk i lemë hapësirë manipulimi.
Unë po e vazhdoj këtë tregim dhe po hapem si guaca e
përvuajtur me barkqitje përlesh.
Fëmija fliste për Eufanimët, Sallamandrat dhe kryeengjëjt
tjerë.
Njeriu lëpinte hundët, gjurmën e fundit të mjaltit por si
arusha.
Vdekatarët e rëndomtë zukatnin si zakonisht.
Atë natë qentë lehnin ndryshe
Ndodh që të ec i përgjumuri në tehe të murit e të mos
bie në tregimet e të mallëngjyerve të pragut të ylbertë. Pas
shumë ditëve, e takova në rrugë dhe më përshëndeti duke
më lënë përshtypje se po ikte larg prej këtej dhe as kërkonte
buzëqeshjen time, meqë po kalonte në të zezën e vuajtjes po
edhe në vuajtje, nuancën e saj më të ultë. Basi i vuajtjes së tij
hetohej edhe në mua si tronditje e papritur e përcjellur me
shumësi laramane të tingullt, si do të thoshte Vainingeri.
Era frynte, gjethet m'i lëkundte. Disa më ranë si lotët e
pakthyeshëm të njeriut të përvuajtur që as këndon e as
hesht, vetëm dënes.
E shikoja si më vinte në gosti dhe lente Ah-un ku secili
dukej se është i fundit.
Ishte zog i bukur që me ëndje e shikonin. Veç të kujtosh
këngën e tij, është kënaqësi e lere më, ta ndiesh. Kurse tani
është shumë vonë për këngën e tij. Herën e fundit e këndoi
para Bajramit të madh. Nuk durova, e ndala dhe e pyeta: Pse
ik miku im e nuk ma le këngën tënde ta mbaj si kujtim.
“Shumë pak kohë” -u përgjigj ai.
“Po ti ke krahët dhe…”
“Ndal të lutem”.
Atë natë qentë ashpër lehnin, u frikësova. Jo nga qentë
por nga njerëzit, që të mos mendonin se po vdisja.
“Kaq le të mjaftojë” - thoshte si i hutuar.
“Ndal. Ndal o miku im, stolia e gjetheve të mi. Ndal të
lutem”. - Po nuk vlente, ai kishte vendosur.
“Shumë pak kohë kam, më duhet ta zë valën e fundit.
Më duhet ta zë vibrimin e fundit, a po më kupton?”
***
"Ndal o mik, ti e di që unë nuk i takoj atyre që dinë të
shabakohen. Edhe unë e kam vuajtjen plagë që kullon. Po më
derdhet si ujvarë. As jam nga ata nakarmëdhentë që donë të
ta humbasin momentin e shenjtërisë, veç dua të ndahemi si
miq. Kjo është gënjeshtra ime nga e cila vuaj.
“Shumë pak”…-më tha. “Shumë pak”. Dhe tek humbaste
çdo gjurmë të vetën në lamtumirën e qiellit, zëri jehonte
duke i tingëlluar -”carpe diem, carpe diem”.
“Lamtumirë miku im, unë të siguroj nga harresa. Le të
të lehin qentë sa të donë, le të gëzohen armiqtë e le të hamenden,
se ashtu shpejt nuk vdiset” -I tha lisi, të cilit era i shkundte
gjethe dhe hudhte si lotë të pakthyeshëm.
Këtë tregim ma tregoi lisi i përlotur në ditën kur në këtë
qytet të vogël, ama shumë të vogël, çdo gjë digjej nga detonimet
dhe eksplozivët e montuar në lagjen më të kalueshme
të qytetit që çon kah Theranda.
Pjeshka
Nuk do të flas për kurrfarë lloji të vetmisë e cila do të na
preokuponte aq shumë sa që do t'i ekspozoheshim harresës
me aq intensitet të madh sa që të gjithë do të dyshonin se
kurdoherë kjo tokë e pa fytyrën e tyre, por për njëlloj të vetmisë
së pavetëdijshme, e cila nuk gjen rrugëdalje pos që
zhvillohet si top pëlhure elektromagnetike nën pragun e të
perceptuarit tonë që të përvëlon nga lëkura e deri te formacionet
më të imta organike, ekzistencën e të cilëve nuk e dyshojmë.
Ai foli për gjëra më të thella sepse ishte i gjallë dhe
lëvizte e kontraktonte më shumë lloje njerëzish, ndërsa ky
fliste për lëkurën e pjeshkës dhe për botën që vetëm atij i takonte.
Kjo është një sëmundje që përhapet. Të mençurit e
emërtuan SVP (Sindromi i Vetmisë Perfide), ndërsa në masa
të gjera quhet SHM ose (Shenjtëria Malicioze), e vet ata nuk
e quajnë sepse është thellë në ta dhe nuk e hetojnë. Ekziston
pakica e vogël e të sëmurëve që e kuptuan gjendjen e vet, të
cilën e quajnë GJP (Gjendja Periferike).
Ai që fliste për lëkurën e pjeshkës ishte më i mençuri i
të gjitha botërave.
Pse?
Sepse fliste në botën e tij si mbret i fronit më të lartë.
Vdekja e kalit
Kali vdiste bindshëm dhe ishte hera e parë që kuptoja të
mesmen e fjalëve të vdekatarit tek më thoshte: “Nuk ka të
vërtetë më të vërtetë dhe më të sigurtë se vdekja. Çdo vetëdije
është e preokupuar me vdekjen dhe ajo nuk është e vërtetë
ngase lakuriqon fshehtësinë e jetës, por vërtetësinë e realizimit
të saj”. Dhe e gjithë kjo nuk më mjaftonte me të parë se
ai shtrihej me gjuhë të varur duke i kulluar jargët në dheun
e pluhurt qull, duke u gatitur ngjyra e të cilit ndryshohej nga
lagështia.
Ai nuk njihte konceptin Resurectio.
Më shumë i ngjante kjo, derdhjes së fluidëve dhe lëvizjes
së lëngët sesa ndonjë kalimi të dhunshëm që zhvillohet si
tregim i rëndë dhe zvarritet me përtaci nëpër esplanadë, qëllimisht
për ta parë sytë e botës dhe duke u mahnitur zemrat
e tyre që me ëndje gjakojnë për këtë lumturi.
Jam pjesë e të njëjtës ultësi
por maja ime i kalon retë e bardha
As përafërsisht nuk mund ta përshkruaj dhembjen memece
të kurrizit tim, nëpër të cilin, me eone të tëra kalonin
shpirtrat e të gjitha ngjyrave, tek lodronin në motet e vonshme
të jetës, duke u hamendur se janë fëmijë të përhershëm
që për plakje ide nuk kanë.
Hasani ishte ajo lloj krijese që dinte për kupat e zbrazura
dhe mënyrën se si mbushen, por disi i mungonte aftësia e
ngjyrosjes së lëngjeve që ishin gati aty për t'u derdhur. Veçse
ndonjëherë, aq ishte i bindur në vërtetësinë e fjalëve të veta,
gjë që edhe përputhej me fakte sa që haptazi e thoshte, pa u
kthyer anash për t'i parë njerëzit se për të mendojnë ndryshe
dhe e shohin duke folur për vetveten, në superlativ.
Shikuar vërtetësisht, ai këto momente të vetëdijshme i
përjetonte vetëm si të veta dhe se momentin e tij e grahte
krejtësisht dikush tjetër.
Klithjen e tij veç të famshme JAM PJESË E TË NJËJTËSULTËSI, POR MAJA IME I KALON RETË E BARDHA,
dikur ishte një tingëllimë më ekspresive dhe blasfemi moti e
përsëritur dhe e radhitur nga ata si zotfyesi e pashembullt,
ndërsa tani si tingulli i këmbanave të kishës që ushtojnë pa u
ndier.
Fëmija me pjeshkë në duar
Ja hoji i bletëve që kullon mjaltin e pangrënë, turpshëm
pret të zbrazet dhe ta kryej të veten.
Dikush mund të habitet, por Meti ishte virtuoz dhe çka
është me rëndësi, të gjithë e njihnin si njeri, aty ku shkel bari
nuk mbin. Dhe vërtet ishte ashtu, por unë për këtë e
kam përrallën time. Ishte e vërtetë se ku ai shkelte bari nuk
mbinte, kjo sepse dukej ashtu. Barit i binte të fikët dhe në gjatësinë
e alivanosjes vdekja e mbante timonin me aq pietet,
saqë pothuaj asgjë tjetër nuk ekziston. E të fikurit e barit ishte
instazë e vërtetë, dhe ai atje realitetin e vet e shihte me nuanca
të reja si dhe nuk kishte më nevojë më të ekzistonte,
prandaj ai fikej, terej, vërtet të gjithë-ët kishin të drejtë nga
niveli i tyre, por edhe përralla më duket se është në këmbët
e shëndosha.
Po e lëmë këtë dhe po vazhdojmë me pjeshka në duart
e Metit. Pjeshkat ishin leshatuke si faqet e beqarit fshatar, për
të cilin kalleshin vajzat e qytetit duke projektuar në të të gjitha
aftësitë aplikative të fizikës së shëndoshë. Ndërsa kur ato
pjeshka, ishin të papjekura, dukeshin si shpinë miu, e unë
minjtë nuk i dua.
Meti mbante pjeshka dhe ëndrronte nektarin e tyre, vërtet
e ëndërronte. Dhe çdoherë që i provonte ato kishin shije
të ndryshme e ai i ndjente ato dhe ishte në gjendje t'i dallonte
nuancat e shijes.
Dhe kujdes, ai edhe krahas asaj se ishin leshatuke, për
hir të nektarit, rrezikonte, Po, shumë rrezikonte.
Meti ishte trim dhe jo vetëm për pjeshka.