Marijan Grakalić (1957) , Zagreb, Kroaci.
Ka studiuar në Universitetin e Zagrebit dhe është
njëri nga themelusit e revistës ''Zoon Politikon '' (1978). Ka shkruar për shumë
revista dhe gazeta ndër to: Quorum, Pitanja, Polet, Danas, Večernji list,
Odjek, Start, Mladina, Vjesnik, dhe shumë të tjera. Prej vitit 1989 e deri më 1993, kryeredaktor i revistës mujore ''Azur journal” dhe shtëpisë botuese me të
njejtin emër.
Librat e botuar: Ljubljanski proces, Emonica,
Ljubljana 1988., Gospa iz Međugorja, Vjesnik, Zagreb 1989., Nesretna fortuna,
AŠ Delo, Beograd 1989., Domovinski rat – interëievi, Azur, Zagreb 1993.,
Duhovnosti novog doba, Reta, Zagreb 1995, U pandžama pohotnog Zmaja, (Roman)
Venerus, Rijeka 2011, Arkadijski brevijar (novele), Hipnotika, Zagreb 2012.
Këngë formati
Kjo është këngë prej formati, thënie ëndrrash,
masa e tyre në peshën e floririt,
mallimi në pasqyrë tek sa u pa, imagjinata mbylli shikimin, nuk mëton të shkoj
askund
vetëm fatin, shpresën do ta shijoj, sepse poezia, ajo është çasti, në tërësi i
mëshirës.
Gërma të fshehta, kështjellë fajlësh aty ndërtohet, në drithërimën e
paramendimit, vizionit të saj
më këngë parzmi, duarsh, trupat evitojnë, nemitja i dorëzohet tundimit të ëmbël
kur agon tërësisht e re melankolia më jetë e shkruar, bukuria, o vetëm thjeshtë
notë e rastësisë.
Iluzioni
Mos u zvarrit në mendjelehtësinë e natës, ik,
evitoje terrin dhe ftohtësinë
hija e pabesë nuk është stërgjysh i qiellit, dëgjo pëshpëritjen, zë njeriu aty
duhet.
Zija është thjesht imagjinatë, palltoja e vjetër e mbajtur të cilës i mungon
shkëlqimi,
andaj e dua fukarallëkun tim, erë në shpirt nuk kërkoj as mashtrimet as
parajsën, derisa
hapësira e lënë e fatit të imagjinuar thjesht është rrjedhë, rrokje e hamendjes
sipërfaqësore.
Odiseja thjeshtë thjesht sfond është, hamendje e demoduar, mbetje e ndonjë
ndryshimi të harruar,
e ti tash e pafuqishme, falë magjisë ose truqeve, duke përqafuar hijet imitoj
hamendjen.
Dritëhëna
Dobësia para afshit dyshon në trup, bymehet
dredhka e venave, e gjakut, e shikimi mjegullohet
para fytyrës sate të mbërthyer në shpirt, bijtë e nemitur nuk flasin, harresa
hesht,
vetëm erë e ftohtë, e natës, tani fryen, i bie tingujve, rrugët dhe faqet me
puthje të lemeritëshme prek
edhe hëna e ndritshme është thjeshtë dritë e largët, ajo që me hijen e butë
ndriçon terrin.
Dritëhëna ajo është iluzion, ajo perde në kapakun
e syrit veç i ëndërruar
ku fatkeqësia mashtron errësirën, e çdo pamje është thjesht një feksje, iluzion
i mbledhur dhe i tillë.
tundimi ekziston tek atëherë kur është jashtë çdo plani, nuk ka aty llogari të
lehta e të vjetra,
ngushëllimi thua është sepse je damë, si dritëhëna sipër çdo kulmi në shpirt
prapë e vetmuar.
Vdesimi
Vdesojmë me fuqinë e trupit, shpirtit dhe harresës
stërrlodhëse
në martesë, banketin e përditshmërisë së rëndë e të ngadaltë.
nuk ka as trohë dhuntie profetike mbi dhe nën çdo gjë
veç mallkimi i thjeshtë i çmimeve të panevojshme për secilin njeri.
tipar i krejt gjendjes sërish e dorëzuar, dhe mundësia përtace
nuk premton gjatë, sërish e njëjtë, ndryshim djallëzor.
Çka ndodh tani me atë tjetrën, derisa në guri në
zemër bie,
pesha e ledhatimit nuk shkon me trishtimin, mos iu friko trokitjes së harresës.
i tmerruar me këtë, me robin e himbës, me errësirë dhe kryesisht çdo gjë
pyes shpirtin, trupin, secilin frymëzim këngë pa presje dhe rimë
ku është ai qiell i pikturuar, i fshehur, a është e mundur të arrihet me ndo
gjë?
E munguara
Dënimi i Zotit është gjendje e përkohshme, më
shumë ankth e më pak liri,
ndonjëherë i ngjan udhëtimit grupor, mbrëmje e ligë kur jetohet hollueshëm.
rrugës natën atëherë jehon jehona, nën kapak të syrit pret shikimi i shuar
derisa goja hesht, amullia zemrën qetëson, duke thyer të vërtetat dhe
gënjeshtrat e përshtatshme.
nyja e jetës shtrëngon lakun e
pashmangshëm, s’brengoset tek mendon se tani janë më të rënda
dhe që hutueshëm pritet e nesërmja, orët shkojnë si lumi, zhduken aromat e
verës.
© Marijan Grakalić
© i përkthimit në gjuhën shqipe, Fahredin Shehu, mars 2013