Fahredin Shehu
Dilema
Gjuha me te cilen flasin sot banorët e kosovës i ngjan gjuhes së personit te reanimuar pas nje shoku te rende. Shokun te cilin po e perjeton Kosova nje kohe bukur te gjate i ngjan atyre rrefimeve transcendentale te mjeshterve të Zenit qe nje flutur kujton se dikur ka qene njeri dhe kur vdes si flutur dhe behet njeri e kujton se dikur ka qene flutur dhe tani ne kete moment nuk din çka me te vertete eshte. Kesaj i thone reinkarnim.
Krahas gjithe trazirave, vuajtjeve, varfërisë, spastrimit etnik, deri të gjeocidi, dhe formave nga me te ndryshme te shaurjes sistematike dhe të prgogramuar, të amputimit të një pjese të Shqiperisë e cila nuk eshte i dimensionit sakral, por ontologjik i saj, te Shqiperise e cila nuk beson se po i digjet dhe në kllapi hapron si maçorri pertac dhe nuk e cel gojen duke i pasur të gjitha strukturat shteterore për të reaguar, avokuar dhe madje edhe kuruar nje pjese të saj të anestezuar për një kohë bukur të gjatë, dhe nuk di ta mbroj të vetën, derisa Serbia diçka që ka vjedhur e sakralizon deri në përmasa galaktike, me diligjencë më të madhe, Kosova po mbetet si… as në tokë e as në qiell, dhe cili është ai i marrë i cili kërkon fajtorin këtu. Gjërat duken prej reve dhe mbi to, prej aeroplani sa që edhe zogjët na përqeshin. Ajo që më së shumti po më dhemb është profecia e Sheshelit… edhe po t’ju japim pavarësinë atyre, nuk do të dijnë ta mbajnë. Kosovarët janë duke e mbajtur një diçka të padefinuar dhe vetë nuk dijnë ta emërtojnë, por dilema është si po e mbajnë këtë?
T’i keshë dy akademi të shkencave e Historinë të ta shkruaj një Anglez? A nuk tregon kjo diçka? Duke ditur se në këto akademi numri i doktorave të shkencave më shumë janë historian dhe gjuhëtarë, dhe shih si heshtin këta. Shih sa tmerr që ende nuk e kanë bë një Encyclopaedia Albanica, kur ka Britanica, Judaica, etj etj. A janë duke pritur që Albin Kurti apo familja Jasharaj ta bëj edhe këtë?
Dhe populli hesht, derisa e kanë torturuar të huajt shekuj me rradhë, dhe tani, të vetët duke e plaçkitur, rrymë nuk kemi ketë e dijmë, punë nuk kemi dhe populli hesht, dhe nuk ka askund në botë që kriminieli të lirohet (rumunët e UMIK-ut) e viktima të burgoset. O temopra o mores!!! Dhe gazetat nuk guxojnë të botojnë që është më e keqja atë që duhet dhe atë që e mendojnë se bëhën horr, e pastaj na mbahen trajnime për gazetarë për lirinë e shprehjes. Nuk guxojmë të shkruajmë dhe të mendojmë për padrejtësitë që na ushtrohen derisa gazetat në botë provokojnë me ofendime ndaj një kulture të madhe Islame dhe atë e cilësojnë si liri të shprehjes dhe shpërblehen për këto ofendime.
Ky popull ka me heshtë edhe me vendimin i cili nuk ka me qenë final i Statusit të Kosovës, populli u lodhë dhe nuk ka takat për festat euforike, se ka edhe shumë për t’u bërë, se nuk sheh dritë në fund të tunelit, se e konsumon vetëm ajrin dhe mbahet gjallë nga produketet e natyrës. Dhe pastaj Zgjedhjet, kush do të dal në votime, kë ta votosh? Dhe cili prind i ri tani dëshiron të ketë fëmjë kur nuk di në duart e kujt ka me u rrit, në çfarë ambienti ka me u rrit një gjeneratë e re.
Dilema se ëka jemi dhe nga vijmë vazhdon të jetoj në frymëmarrjen tonë, dhene do të vazhdojmë të heshtim. Deri kur?
No comments:
Post a Comment