Kthimi
Sërish më thotë si fanfarë festash pagane adhurimin e heshtshëm të vetës…është vargu të cilin e pata shkruar dikur dhe sot më tignëllon krejt ndryshe. Në ballafaqim dhe më vonë me absorbimin e punës dhe qëndrimit ndaj krijimtarisë së të tjerëve Dashuria më del fituese. Instrument nëse edhe kështu mund të thuhet, për relizimin e vetës, të vetvetës. Larg nga secila hamendje dhe etja të cilën ne e shuajmë në Cenobium-in tonë Kosovar është një botë e cila na do dhe të cilën duhet me e dasht. Natyrisht krejt ndryshe. Ajo botë është botë e krijimtarisë e cila buron nga burimi të cilin e quajmë shpësh …i dritës.
Një krijimtari unë e gjeta shumë afër Rahovecit, në Hoqë të Madhe ku e takova Z. Liljana Bursac. Nuk ishte vështirë të komunikohet me të sepse aty nuk kishte politikë, por kishte krijimtari të burimit të veçantë. U frymëzova me punën e saj, të nje gruaje shtatëimët por me një shpirt të madhë, tek sa realizonte projektin e UNESCO-s. Pashë punimet, katalogun dhe idet që pëlcisnin nga origjinaliteti. Puna e saj kaligrafike është ekspozuar në Balkan dhe nëpër botë dhe në çdo punim të saj qëndron vula e artë. Ajo punon me ngjyrë të arit dhe nuk është vështirë të identifikohet. Ajo punon me senzibilitet të veçantë dhe ma demonstroi në vepër atë që filozofi i njohur rus Nikolai Berdjajev ka shkruar dikur.
Jeta e re krijuese nuk mund të oscilon as majtas e as djathtas, në harmoni me anët e “globit”, por vetëm kah lartësia dhe thellësia, kah Shpirti.
Nikolaj Berdjajev
Në pamundësi për të shkuar në Beograd me ftesën e ULUS-it në ekspozitën e saj, REMINISCENCE (REMINISHENCAT), Punimet në letër, 22.11 - 05.12.2006. këtë shkrim (prezantim) po i kushtoj veprës së frymëzuar të Liljana Birsaq
Lijana Bursać
E lindur më 27.10.1946. në Kragujevc, Serbi.
Studioi në Akademinë e arteve pamore në Vjenë, mori pjesë në udhëtime studimore në SHBA, Gjermani dhe Francë. Është anëtare e ULUS-it prej 1972. Ekspozitat personale që nga viti 1971. në vend dhe jashtë vendit – ekspozita e parë në Galerinë Dom omladine në Beograd 1971. kurse ekspozita e tridhjetë në Al Assad National Library në Damask 2004. godine. Mori pjesë në më shumë se 300 ekspozita kolektive në vend dhe nëpër botë.
1999-2000. prezantoi performansën e sajë "Most svetlosti"( Ura e dritës) në urën në Mitrovicë.
Veprat e saja ndodhen në muze dhe galeri të ndryshme në vend dhe në botë në kolekcionet private. Është themeluese dhe kryetare e Art Forum-it.
Shpërblimet:
1976.- Mantova, Italia, Premio Nazionale R. Giorgi - medalia d' Argento
1976.- Mantova, Italia, Placeta San Benedeto
1990.- Piran, Slovenia, Ex Tempore
Dekoratat:
2002.- Dekorata e Lidhjes së Shkrimtarëve për projekat-performansin "Most svetlosti" ( Ura e dritës)
Prej 2004. - UNESKO patronati për projektet autoriale, koncepte dhe realizime të programeve të Art Forum-it.
No comments:
Post a Comment