The Glorification of Divine image
What he wants to tell us with his language of colors and creativity is akin to silent infrasonic chiming with the images from within projected into canvas. Artan Balaj emerges in the time when visual Arts in Kosova oscillates between visible and invisible, lethargy and peculiar rebellion, between that in what we are used to name traditional and contemporary with his seal stamping idiosyncratic accent in transformed drawing from classicism into shape and fussed medium that he consumes with the articulated craftsmanship and inspiration from real, surreal, till occultist abstraction, which distinguishes him from other artists in its quintessence, distinguishes him also on his transcendental lyricism and urban engagement for illumination of his art and similar in the hush and actual cultural paralyses.
From all what the art consumer might grasp; is esoteric, sacral dimension in the possible presentation of silent reality, displaying infra and ultrasonic vibrations in the form of drawing of electromagnetic waves of sound, which peaks us with the tongue of bells, to awake us fro lethargy, then through reflections (Albedo effect), through fear, reality and meta-reality which pulled as a theatre curtains and says all play in refined artistic language, manifesting collective silence on diverse phenomenon of biologic nature(spermatozoids and ovum), physical nature (sounds and forms), spiritual nature (fear, darkness and light) and optical (color, nuance and perspective) which emerges as a first material layer manifested in canvas.
What for me makes Artan Balaj, distinst, is combinatory craft of styles, mediums, techniques, individual artistic liberty, courage and lyricism of this expression and absoluteness in his creativity, which inaugurates the tracks and offers options to newer generations, not pioneering in something new but as a proclamation of something different seeing plentitude of space in the artistic sky, to illuminate another star and glorify that Divine image.
Fahredin Shehu
May 2006-April 2007
Rahovec-Prishtine
--------------------------------------------------
Glorifikimi i imazhit hyjnor
Ajo çka dëshiron të na thotë me gjuhën e tij të ngjyrave dhe kreativitetit, sikur kumbon heshtëshëm me vale infrazanore dhe imazhe nga mbrendësia e tij e projektuar në pëlurë, Artan Balaj na vjen në kohën kur arti pamor në Kosovë oscilon ndërmjet të dukshmes dhe të padukshmes, letargjisë dhe rebelimit të mirëfillët, ndërmjet asaj që jemi mësuar t’i themi tradicionale dhe bashkëkohore me vulen e tij duke vënë theks të veçantë në vizatimin e transformuar nga klasicizmi, në trajtën dhe mediumin e kombinuar të cilin me sukes e konsumon për ta artikuluar mjeshtrinë dhe frymëzimin në formën reale, surreale e deri te abstrakcioni okult, gjë që ate e dallon nga artistët tjerë në kuintesencë, e dallon edhe për kah lirika transcendetnatle dhe angazhimi urban për iluminimin e artitit të tij dhe të ngjajshëm në heshtjen dhe paralizën aktuale kulturore.
Prej gjithëe asaj që mund të vërej një pëlqyes arti, është dimensioni sakral esoterik, në të mundshmen e prezantimit të një realiteti të heshtur, duke na i shfaqur vibrimet infra dhe ultrazanore në formë të vizatimit elektromagnetik të valeve të zërit, të cilat na flasin me gjuhën e këmbanës, për të na zgjuar nga letargjia, pastaj nëpërmjet refleksioneve (efektit të Albedos), të frikës, realitetit dhe një meta-realiteti i cili si perdet e teatros tërhiqet dhe e thotë tërë shfaqjen në gjuhën e rafinuar artistike, e manifeston heshtjen kolektive për fenomenet e ndryshme të natyrës biologjike (spermatozoidet dhe vezorët), të natyrës fizike (zërat dhe format), të natyrës shpirtërore (frikën, errësirën dhe dritën) dhe të asaj optike (ngjyra, nuanca dhe perspektiva) që del si shtresë e parë materiale, e dukshme, e manifestuar në pëlhurë.
Ajo që për mua, Artan Balajn, e bën të veçantë, është mjeshtria kombinatorike e stileve, mediumeve, teknikave, liria individuale artistike, guximi dhe lirika e kësaj shprehjeje dhe siguria në kreativitetin e vetë, e cila hap shtigje dhe jep opcione gjeneratave më të reja, jo si themelues i dickasë së re, por si proklamues i dickasë ndryshe, duke e parë hapsirën e mjaftueshme në qiellin artistik, për ta iluminuar edhe një yll dhe për ta madhështuar atë imazh Divin.
Fahredin Shehu
maj 2006-prill 2007
Rahovec-Prishtine
--------------------------------------------------
No comments:
Post a Comment