Friday, May 11, 2007

Poezi te reja

PYETJET


Si ta pi këtë kupë plotë jete parakalim slajdesh me dimensioned e shumëta të projektuar
Si kapsallitje e syrit të djathtë tek kujton se hënën e ndau dysh me të thyer të qepallës pa talkum dhe polene palmash

Nëse më zgjodhe t’i duroj begatitë e të kënaqem me to vetëm për një `ast
Nëse më zgjodhe t’i duroj vuajtjet vetëm për t’i kujtuar begatitë si kur e kupton ëmbëlsinë pas idhësisë së pëlinit
Nëse më zgjodhe ta duroj spektrin nga djegja e qenies në esëncën tënde
Nëse më zgjodhe t’ithem vetës dështim mileniumi

Pse nuk e ledhaton njherë këtë fëmijë të lazrduar i cili sapo sheh vuajtjen e dikujt fytyrën me lotë e shpërlan jo vetëm për vete por edhe për të tjerët

Pse nuk i fryen në hundë T’i japësh jetë si Ademit se ky njeri po vdes sall për një dashuri për vete dhe për të tjerë

Pse nuk e mëshiron me pluhur yjesh ta pluhërosësh derisa pendohet për pyetjet djallëzore
Derisa e kapërdinë fjalën e fundit të gungëzuar qëllimisht jo nga ai por nga të tjerët


DURIMI

Ky durim disi goxha zgjati
Ja unë nuk e mas kohën
Me kandar njerëzie

Ky hapërim disi goxha zgjati
Ja unë nuk e mas vetën
Me kandar njerëzie

Ky vëgim disi goxha zgjati
Ja unë nuk i mas të tjerët
Me kandar njerëzie







10 maj 2007 Prishtinë

1 comment:

Anonymous said...

S.A.eshte rahati shpirterore kure nuk matet me kandarin e njerziz ,eshte dicka e mrekullushme per funkcionimin e nje shoqerije,a shoqerija krijohet prej individash,JU jeni individ i shoqeris ,mrekulli e ATIJ QE ESHTE I MREKULLUSHEM QE BEN MREKULLIRA.